Prestigjiozja zvicerane: Shqipëria, ndër 5 vendet më të bukura që s’duhet humbur

18

“Shqipëria është mes 5 vendeve më të bukura që nuk duhen humbur gjatë muajit shtator, kur temperaturat janë të favorshme, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet ulen”.

Kështu shkruan media e njohur zvicerane “20min”, në një artikull ku u propozon lexuesve të saj 5 destinacione europiane për t’u vizituar gjatë muajit shtator mes të cilave, Franca, Turqia, Portugalia dhe Italia.

Me dy foto ilustruese të peizazhit piktoresk dhe të ujërave të kristalta të Ksamilit, prestigjiozja zvicerane ka veçuar Sarandën dhe rrethinat e saj.

“Saranda është afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Më në jug, mund të vizitoni me varkë dy ishuj të vegjël; Ishullin e Tongos dhe atë të Stillos”, shkruan mes të tjerash “20min”.