Prezantohet aplikacioni OSHEE Mobile

368

15136012_1135488676572614_4424391285472639395_n

OSHEE prezantoi aplikacionin OSHEE Mobile, një risi teknologjike për të ndihmuar qytetarët të kryejnë shërbimet online. Me anë të aplikacionit OSHEE Mobile çdo përdorues i një telefoni “smart” mundet të regjistrohet për të patur llogarinë online pranë kompanisë; të kontrollojë konsumin dhe faturën mujore; të kryejë pagesa të faturave pa komision; të kryejë një kërkesë apo ankesë si dhe të ndjekë statusin e saj; të aksesojë portalin e punësimit dhe aplikojë për një vend pune pranë kompanisë.

Aplikacioni krijon mundësinë që të denoncohet çdo abuzim me të cilin ndeshet qytetari duke e shoqëruar denoncimin me fotografi dhe të dhëna konkrete. Qytetarët mund të shikojnë në hartë dhe informohen edhe mbi Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo aktivitetet e produktet e Operatorit të Shpërndarjes.