Prezantohet biçikleta elektrike që ecën mbi ujë (VIDEO)

30

U desh gati një dekadë që biçikleta komerciale hidrofoil të dilte në treg. Por Manta5 me qendër në Zelandën e Re e ka përfunduar më në fund  produktin e saj dhe e dërgoi në panairin e teknologjisë CES për ta ekspozuar. Bëhet fjalë për biçikletën elektrike me të cilën mund të pedalohet mbi ujë. Në momentin e pedalimit, vihet në funksion një motor i vogël, i cili e shtyn biçikletën përpara.

Përsa kohë që i jep këmbëve fort në fillim dhe merr startin e duhur, mund të ecësh pastaj i qetë me biçikletën që rrëshqet mbi ujë pa shumë mundim. Vetëm se duhet të ruhet përqëndrimi, pasi humbja e ekuilibrit do të çonte në përmbysjen e mjetit, dhe për këtë, siç thonë ekspertët, duhet pak praktikë. Hileja është që nëse sheh se biçikleta po anohet nga njëra anë, pesha e trupit duhet zhvendosur nga krahu tjetër.

Personat më me eksperiencë megjithatë mund të shijojnë një udhëtim të këndshëm e të gjatë, sepse bateria i jep 1 orë kohë në dispozicion për këtë shëtitje të veçantë.