Prezantohet projekti “BE për Inovacionin”

109

“BE për Inovacionin” është projekti më i ri i prezantuar nga BE-ja, Ambasada Gjermane Tiranë dhe Ambasada Suedeze.

Projekti prej 7.5 milionë Eurosh, i cili ka përfituar një investim prej 6.6 milionë Eurosh nga BE, do të zbatohet nga GIZ dhe Sida.

Ky projekt synon të forcojë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri, të krijojë një mjedis që tërheq dhe ushqen talentet, si dhe të mbështesë një numër të konsiderueshëm të sipërmarrjeve të reja shqiptare për t’u bërë të suksesshme.