Privacy App, në Ditën e Privatësisë së të Dhënave Përsonale

283

Tashmë çdo qytetar që mund të ketë një ankesë për shkeljen e të dhënave personale, mund ta adresojë atë nëpërmjet telefonit të tij.

Në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale u prezantua aplikacioni “Privacy App”, që mundëson realizimin e ankesës drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky aplikacion u përzgjodh pas një konkursi të nxënësve të shkollës Harry Fultz, të cilët në 3 grupe paraqiten projektet e tyre.

Në përfundim, Komisioneri Besnik Dervishi, vuri theksin se njerëzit janë ndërgjegjësuar, çka ka sjellë dhe rritjen e numrit të ankesave.

“Ka pasur një rritje të ankesave. Nëse në 2014 ka pasur 36 ankesa gjithsej, ne kemi arritur në një numër që e ka kaluar 250 ankesa. Kjo nuk do të thotë që është shtuar numri i shkeljes së të drejtave personale, po është rritur disa herë ndërgjegjësimi i shtetasve”, tha Dervishi.

Po ashtu, Dervishi nënvizoi dhe rritjen e numrit të gjobave që janë vendosur ndaj institucioneve të cilat nuk kanë ruajtur të dhënat personale, gjoba të cilat për vitin 2016 ishin 97 me vlerë nga 10 mijë deri në 2 milion lekë.

Burimi: Top Channel