PROCEDURA/ Ja si mund të aplikoni për strehim social, përmes e-Albania

86

Të gjithë qytetarët e interesuar për strehimin social mund të aplikojnë përmes portalit qeveritar e-Albania.

Aplikimi për strehim social është një nga 1212 shërbimet publike elektronike, që falë e-Albania-s, ka ndryshuar jetën e qytetarëve, të cilët kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social e bëjnë online, pa lodhje dhe stres.

Shërbimi elektronik “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” mundëson aplikim online për qytetarët, që kërkojnë strehim dhe banesa sociale.

Qytetarët mund të aplikojnë thjesht dhe shpejt, falë një procedure të thjeshtuar në vetëm 5 hapa.

Pasi identifikohet në e-Albania, qytetari i interesuar mund të përzgjedhë shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, të plotësojë formularin elektronik me të dhënat e kërkuara, t’i ngarkojë dokumentet dhe të aplikojë.

Ky shërbim ofrohet falas përmes e-Albania-s nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.