Produktet autoktone në agroturizëm, rruga drejt ndërtimit të një sistemi ushqimor të qëndrueshëm në Shqipëri, ishte në fokus të takimit që u zhvillua në Tiranë, nga GIZ Albania ku u prezantua projekti “Farat autoktone”.
Kjo nismë synon të risjellë varietetet vendase të produkteve në agroturizmet e Shqipërisë, duke rritur kështu përvojën turistike të turistëve dhe duke ruajtur traditat e kulinarisë dhe biodiversitetin e rrënjosur thellë në vend.
Ky projekt u zhvillua në partneritet me MBZHR, Shoqatën e Agroturizmit dhe Bankën Gjenetike të Shqipërisë, një institucion thelbësor për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Roli i një organizimi të tillë është prezantuar në dokumentarin e shfaqur në këtë event dhe u pasua nga një diskutim me aktorë të përfshirë nga ky sektor dhe më pas degustimin e disa ushqimeve, sigurisht të krijuara nga produkte autoktone.
Projekti synon të sjell, fushat e mbjella dhe menutë e 4 agroturizmeve pilot, varietete të shijshme produktesh autoktone, nga fasulet tek spinaqi.
Raundi i parë i mbjelljes do të nisë në vjeshtën e 2023 në 4 agroturizme që gjenden në Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Kavajë.
/ata.gov.al