Shifrat optimiste, produktet bujqësore “Made in Albania” futen gjërësisht në BE

15

27 lloje produktesh bujqësore, në sasinë e mbi 3 mijë tonëve, u eksportuan në tregjet e Bashkimit Europian gjatë javës së fundit nga data 18-24 qershor 2020.

Sipas të dhënave zyrtare, 181 trajlera me prodhime bujqësore shqiptare nga Lushnja dhe Fieri, janë eksportuar në vendet e BE-së, gjatë javës së parafundit të muajit qershor.

Kjo periudhë shënon eksportin e 13 trajlerave më shumë se një javë më parë dhe të 6 produkte bujqësore të shtuara më shumë, se në shtatë ditë më parë, në javën 11-17 qershor 2020.

Në sezonin e verës eksportet bujqësore, karakterizohen nga një llojshmëri e madhe produktesh që nga domatja, speci, bostani e deri tek dardhat, fiqtë e manaferrat.

Sasia totale e eksporteve bujqësore u rritën me 10% me bazë vjetore, për periudhën 18-25 qershor 2020, duke arritur në sasinë e mbi 3 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në 22 shtete të rajonit dhe BE-së.