Profil/ Vigjilenca Abazi, shqiptarja që botoi libër në Universitetin e Oxfordit

39

Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike.

E patjetër njëra nga këto është 27-vjeçarja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Edhe pse Abazi është vetëm 27 vjeçe, ka një biografi të jashtëzakonshme, thuajse të pamundur për një person të moshës së saj.

Sipas informacioneve, thuhet se ajo tani është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.

Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi).

Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi.