Projekti ambicioz/ Internet falas në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri

50

Brenda tre viteve, në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri duhet të ofrohet shërbim interneti falas për qytetarët. Në planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastukturës broadband, Ministria e Infrastukturës ka prezantuar objektivat ambiciozë.

Deri në fund të vitit 2023, lidhjet WiFi duhet të jenë të disponueshme dhe falas në parqe, sheshe e biblioteka, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale të vendit.

Në disa vende, internet me brez të gjerë është përfshirë në shërbimin universal, çka do të thotë se çdo qytetar duhet të ketë akses në të kundrejt një çmimi të arsyeshëm dhe të rregulluar nga autoritetet publike.

Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.