Projekti i veçante/ Kopshte didaktike në hapësirat e oborreve të shkollave

33

Duke filluar nga sot, 2 shkolla publike të arsimit parauniversitar kanë kopshte didaktike në oborret e tyre.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Projekti gjerman GIZ zbatoi dy modele për hapësira në oborret e shkollave.

Një model i avancuar që përmban kopeshtin didaktik me fruta e perime, serën didaktike dhe ambientin e kompostimit u zbatua në shkollën “Jusuf Puka” në Durrës. Gjithashtu një model bazik për hapësira të vogla në oborr që përmban kopështin me fruta e perime u zbatua në shkollën “Jordan Misja” në Shkodër.

Edukimi i hershëm me dashurine për tokën, traditat, natyrën dhe bujqësinë na bën më të përgjegjshëm e të dobishëm për veten, komunitetin dhe vendin tonë.

Po në kuadër të këtij projekti rreth 60 mësues të biologjisë nga i gjithë vendi u trajnuan mbi kurrikulën e bujqësisë (kryesisht koncepte të kopshtarisë me permakulturë) i cili do të hyj në praktikë nga fillimi i vitit të ardhshëm me tre grupmoshat e arsimit parauniversitar.