FOTOT/ Njihuni me Ermirin, i riu mbush gjithë malin me shegë

287

Ermir Ylviu, 34 vjeç, me mbështetjen nga programi IPARD ka mbjellë në Lekaj të Rrogozhinës 23 ha tokë me shegë dhe sot ai prodhon shegë të cilësisë së parë për tregun vendas dhe për eksport.

Ylviu tregon se prej dy vitesh me pasionin dhe dëshirën për zonat rurale, mori me qira një sipërfaqe toke prej 23 ha, për kultivimin e shegës.

Ermiri tregon historinë e tij në bujqësi me ngritjen e fermës në Lekaj të Rrogozhinës.

Ai vendosi të kthente pasionin e tij për bujqësinë në një investim konkret dhe duke u mbështetur fort përmes programit IPARD, si në mbjelljen e fidanëve të shegës, por edhe në instalimin e sistemit të ujitjes me pika.

Shembull i kësaj mbështetje është edhe pajisja e filtrit, që e ndihmon atë në ujitjen me mënyrë të mekanizuar të çdo rrënje fidani.