Projekti pilot në shkolla, fruta falas për nxënësit

136

Një projekt i ri i iniciuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve të grupmoshave 7-15 vjeç, në konsumin e ushqimeve natyrale.

Në vijim të praktikave dhe programeve që lidhen me sigurinë ushqimore, në shkolla, MB me mbështetjen e organizatës “World Vision” nisën projektit “Fruta të freskëta në shkollë”, i cili bën të mundur që fëmijët e shkollave të ndryshme 9-vjeçare të konsumojnë të paktën dy herë në javë fruta të sezonit.

Projekti “Fruta të freskëta në shkollë”, nisi me shkollën 9 vjeçare “24 Maji” në Vlorë dhe që më pas do të marrë shtrirje në të gjithë vendin, me kosto të mbuluara.