Promovimi i turizmit: Shqipëria prezantohet në Panairin FITUR

543

Përveç Panairit të Shtutgartit që vazhdon deri më 22 janar, Shqipëria po prezanton njëkohësisht potencialet e saj turistike në një tjetër panair të rëndësishëm ndërkombëtar të Turizmit, në Panairin FITUR në Madrid.

Stenda e Shqipërisë është hapur në datën 18 Janar dhe do vazhdojë të promovojë vendin tonë deri më 22 janar 2017.
Në këtë panair, Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, dhe disa Operatorë Turistikë shqiptarë. Ditën e hapjes ishte i pranishëm dhe ambasadori ynë në Spanjë z. Ridi Kurtezi.