Pse është kaq e rëndësishme të zgjedhësh jastekun e duhur?

0

Jasteku i përshatshëm është i vetmi objekt që siguron mbështetjen e duhur për kokën dhe qafën tonë. Gjatë gjumit, koka dhe qafa jonë duhet të jenë në pozicion të ngjashëm, siç do të qëndronim drejt.

Qëndrimi i sforcuar i qafës, për shkak të mungesës së duhur të mbështetjes, është ndër shkaqet kryesore të dhimbjeve cervikale dhe të shpinës.

Ndaj, jasteku cilësohet i përshtatshëm kur mbështet plotësisht kokën dhe qafën.

Çfarë duhet të keni parasysh për të zgjedhur jastekun e duhur?

Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh në përzgjedhjen e jastekut të duhur janë preferencat tona të gjumit. Cili është pozicioni ynë i preferuar i fjetjes?

Për shembull, nëse zakonisht shtrihemi në shpinë, jasteku ynë duhet të jetë më elastik në mes, kështu që do të sigurojë një mbajtje dhe mbështetje më të mirë të kokës.

Nëse shtrihemi në anë, distanca mes shpatullës dhe qafës është 2.5 deri në 5 herë më e madhe se distanca që ka qafa jonë nga krevati, krahasuar me shtrirjen në shpinë.

Ndaj nëse preferoni të flini në një krah, jashteku juaj duhet të jetë më i trashë dhe më pak elastik se sa kur uleni në shpinë.

Sithon 1 është një nga propozimet për ju. Me latex natyral, ai është një jastëk shumë elastik, që mbështet veçanerisht kokën dhe qafën. Tre pjesë të ndara vertikale, të mbushura me latex natyral dhe një pjesë horizontale, e cila mban pjesën rrotull qafës.

Pjesa rreth qafës ka tre xhepa të ndarë, të përshtatshme për të gjitha llojet e trupit. Falë zinxhirit, volume i tij dhe elasticiteti mund të përshtaten lehtësisht sipas nevojave të përdoruesit.

/businessmag.al