Punësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3% vitin e kaluar.
Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2023, bankat raportuan për 7024 të punësuar.
Punësimi në sektorin bankar është rritur për të pestin vit radhazi dhe ka kaluar nivelin e mëparshëm më të lartë, që ishte regjistruar në vitin 2016. Në fund të vitit 2023, 11 bankat tregtare raportuan për 385 degë.
Sipas ekspertëve, punësimi në sektorin bankar është mbështetur nga ecuria pozitive e biznesit dhe nga zgjerimi i shërbimeve të bankingut në distancë.
Rritja e digjitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit. Gjithashtu, rritja e aktivitetit, performanca e mirë financiare dhe rezultatet fitimprurëse po mbështesin një zgjerim të vazhdueshëm të punësimit.
/ata.gov.al