Pylli Orbital i Tiranës, Rajoni i Pulias dhuron 3 mijë pemë

204

Rajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar.

Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano mbajti premtimin e dhënë një vit më parë, duke dhuruar sot 3 mijë pemët e para, në shenjë miqësie mes dy vendeve, të cilat u mbollën në Liqenin e Farkës, aty ku do të krijohet “Parku i Pulias”.