Qarku Korçë, mbi 7 mijë aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

9

Mbi 7000 fermerë në qarkun e Korçës kanë aplikuar deri tani në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, për të përfituar financim në zgjerimin e aktivitetit të tyre bujqësor e blegtoral.

Që nga çelja e aplikimeve me 27 mars e deri tani ka një shifër rekord aplikimesh që rezultojnë 7-10% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023, nisur edhe nga zgjerimi i mbështetjes që ofron Skema Kombëtare 2024 dhe lehtësitë e aplikimit.

Qarku i Korçës renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit, në Skemën Kombëtare.

Kryesisht fermerët e këtij qarku kanë aplikuar për të përfituar mbështetje në sektorin e blegtorisë, bimëve mjekësore dhe bletari.

Numri më i lartë i fermerëve, shënohet në masën e naftës falas për bujqësinë.

Nga skema e subvencioneve përgjatë vitit 2023 përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet numri i 70,000 përfituesve, apo 77% e të gjithë fermerëve të regjistruar në vend.

/ata.gov.al