Hiqet taksa për pagat deri në 40 mijë lekë, ja kur hyn në fuqi vendimi

68

Nga 1 prilli do të rritet pragu i pagës së pataksueshme, nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë.

Çdo i punësuar me një pagë deri në 40 mijë lekë nga data 1 prill do të ketë zero taksa.

Në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktohet se për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 % që është aktualisht në 6.5 %.

Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.

Po ashtu, nga 1 prilli tatimi 23 % do të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.