Qarkullimi i makinave, kufijtë, plazhet…/ Merret vendimi, ja kur hapet komplet Shqipëria

300

Kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit dhe më 1 qershor Shqipëria do hapet komplet.  Nga java e ardhshme nuk do ketë më zona të kuqe dhe të gjelbra.

“Më 1 qershor hapim kopshtet dhe çerdhet, kufijte tokësore dhe qarkullimin e makinave në të gjithë vendin. Do hapim edhe plazhet, por nuk do lejojmë subjekte private të vendosin çadra, përveç hoteleve. Kjo është java e fundit e ndalimeve dhe kufizimeve. Kjo do jetë java e fundit e zonave me ngjyra e kjo fundjavë do jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten.”, tha kreu i qeverisë.

I pezulluar do të mbeten transporti publik, ndërsa nuk do lejohen grumbullimet në dasmat dhe ceremonitë mortore.

“Kjo është java e fundit e masave të mbetura kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive që do jenë pa spektatorë, dasmave dhe funeraleve pa grumbullime, transporti publik ku do rrijë mbyllur dhe pak, plazhet ku do kemi disa masa kufizuese, gjithçka tjetër do jetë hapur si më parë”