Qendër e re shëndetësore për banorët e fshatit Babunjë në Lushnje

155

Banorët e fshatit Babunjë në njësinë Administrative Gradishtë, Lushnjë, kanë tashmë një qendër të re shëndetësore.

Ndertimi i kesaj qendre u mundësua nga fondacioni “Mirësia”

Fondacioni “Mirësia” ushtron aktivitetin e tij në gjithë Shqipërinë. Ndihmesa e tyre fokusohet kryesisht tek jetimët ku mbi 4500 prej tyre marrin ndihmë sociale.

Ky fondacion ka ndërtuar shkolla, ambulanca, qendra kulturore, puse uji për nevojtarët, projekte rimëkëmbjeje në disa zona të varfra rurale, ndërtime të disa shtëpive për familje në nevojë, gjithashtu ndihma për familjet e zonave të përmbytura.