Qershitë e Zeza të Beratit – Tradita e Vërtetë e Frutave Shqiptare

29
Closeup of ripe cherries in a basket.

Sezoni i qershive ka nisur ëmbël këtë vit, ku prodhimi duket si i bekuar nga natyra kjo pasi qershitë këtë vit janë kokërrmëdha, plot tul e gjithë lëng gjithashtu.

Tregjet janë mbushur me prodhim vendas të qershive me varietete të ndryshme nga zona të ndryshme të Shqipërisë gjithashtu.

Zonat më të njohura në prodhimin e qershive janë Berati, Maliqi dhe Devolli i Korçës, Fieri, Mirdita, Pukë, Fushë Arrëz e Shkodër.

Qershitë e zeza, të cilat mbeten edhe më të preferuarat e shqiptarëve janë varieteti më popullor i qershive të ëmbla që prodhon Shqipëria, ku një nga zonat më të spikatura të prodhimit të tyre është Berati.

Aktualisht, fermerët e Beratit janë kryesorët në furnizimin e tregjeve me qershi të zeza ku çmimi për kilogram varion nga 150 lekë të reja deri në 200 lekë të reja.

Qershia e zezë (prunus serotina rosaceae) është pjesë e familjes botanike të trëndafilit.

Ngjyra e kësaj qershie është karakteristike, e thellë dhe i përafrohet të zezës.

Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, të cilit i referohet AgroWeb.org rekomandohet konsumimi i jo më pak se 12 qershi të zeza në ditë gjatë sezonit.

Këto kokrra të shijshme kanë pak kalori, por të pasura me fibër, vitaminë C, minerale dhe melatoninë.

Vetitë dhe të Veçantat

Një racion me qershi të ëmbla të zeza ofron 62 kalori, 0 kolesterol dhe sasi të pakonsiderueshme të yndyrnave.

Konsumimi i qershive të zeza madje mban në fre yndyrnat dhe kolesterolin, shkaktare të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org qershitë e zeza ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe shmangin sëmundjet inflamatore.

Qershitë munden të parandalojnë pagjumësinë falë melatoninës që normalizon rrahjet e zemrës dhe kontrollon ciklet e gjumit.

Qershitë e zeza janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe antioksidantëve që janë thelbësorë kundër inflamacionit.

Ato i japin mbështetje veshkave, kyçeve dhe stomakut, madje përmirësojnë gjumin.

Qershitë e zeza përmbajnë polifenolë, që janë përbërës organikë me të njëjtat vlera si të antioksidantëve.

Të pasura me antioksidantë

Një studim i publikuar në Revistën e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore nxorri në pah fuqinë e antioksidantëve të frutave si qershia e zezë, shega, boronica e kuqe, boronica dhe lëngu i rrushit për uljen e kolesterolit.

Lëngu i qershisë së zezë renditet në listën e katër lëngjeve më të mira, për sa i përket kapacitetit të antioksidantëve.

Inflamacioni i kyçeve shkaktohet nga akumulimi i kristaleve të acidit urik që prek si meshkujt ashtu edhe femrat.

Pirja e 250-450 mililitra lëng qershie të zezë në ditë është një nga trajtimet e rekomanduara për këto sëmundje.

/agroweb.org