Qeveria miraton vendimin, shpërblim për mjekët dhe policët

85

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që parashikon se mjekët dhe efektivët e policisë do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit.

Ky vendim i ri vjen për shkak se bluzat e bardha dhe uniformat blu kanë qenë përgjatë gjithë vitit në ballë të luftës kundër Covid-19.

Vendimi, i botuar Fletoren Zyrtare, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë mënyrë, pas pensionistëve, shtohen edhe këto 2 kategori për shpërblim.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat  për  përcaktimin  e  pagave  dhe  të shpërblimeve”,  dhe  të  nenit  12,  të  ligjit  nr. 88/2019,  “Për  buxhetin  e  vitit  2020”,  të ndryshuar, me  propozimin e  ministrit  të  Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në  fund  të  pikës  9,  të  vendimit  nr.  929,  datë 17.11.2010, të  Këshillit të Ministrave, të  ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi  kufizues  sa  më  sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat  e  Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi  i  Sigurimit  të  Detyrueshëm  të  Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”. Ky   vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në dokumentin në Fletoren Zyrtare.