“Qytetit Studenti” po i shtohen edhe 3 godina të reja

5

“Qytetit Studenti” gjatë këtij viti do t’i shtohen tre godina të reja studentore, të cilat do të transformojnë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

Në “Qytet Studenti” janë tre godina të reja 7-katëshe, me ashensorë, me dhoma me të gjitha kushtet.

Qyteti Studenti duke qenë se ka terrene të lira, nuk do të jetë vetëm një mjedis konviktesh, por do marrë jetë si çdo kampus tjetër universitar në botë, ku edhe fakultetet, edhe hapësirat pritëse, janë bashkë në të njëjtën hapësirë.