Realizohet me sukses një ndërhyrje delikate në spitalin e Kukësit

1

Një ndërhyrje delikate e shkallës së lartë të vështirësisë u realizua me sukses tek një paciente 72-vjeçare në Spitalin Rajonal Kukës.

Mjekët e rinj specialistë dhe investimi në sallat e reja të operacionit me aparatura të teknologjisë së lartë po i garantojnë banorëve të Kukësit ndërhyrje kirurgjikale të standardeve më të mira, afër vendbanimit.

Një ndërhyrje delikate e shkallës së lartë të vështirësisë, kolostomi hartman, u realizua me sukses tek një paciente 72-vjeçare nga mjekja e re kirurge dr. Elona Ciku, reanimator dr. Emin Ferati, instrumentare Miranda Basha, Shpresa Shahu, kryeinfermiere Xhemile Elezi dhe infermiere salle Sose Sopaj, Elvana Muja, Dhurata Nerguti, Flora Cengu.

/ata.gov.al