Realizohet transplanti i parë i zemrës artificiale

335

Një burrë i është nënshtruar një transplanti zemre të mërkurën e 18 shtatorit, duke dhënë sinjale pozitive. Por ajo që është më interesante është se pacienti do mbahet në jetë përmes një zemre artificiale, duke bërë akoma më të rëndësishëm zhvillimin e teknologjisë së fundit.

Zemra artificiale u konceptua nga kompania franceze Carmat, pas viteve të gjata studimi dhe hulumtimi.

Në fund të shtatorit, autoritetet franceze të shëndetësisë kishin dhënë dritën e gjelbër për transplantin, i cili mund të hapte perspektiva të reja të rëndësishme për pacientët e zemrës.

Ne mirëpresim këtë transplantin, por do të ishte në mënyrë të qartë e parakohshme për të nxjerrë konkluzione, sepse  është një hap i parë, me një kurs post-operativ ende shumë të shkurtër“, thotë drejtori i përgjithshëm i Carmat, Marcello Conviti.

Carmat 

E themeluar nga kirurgu Alain Carpentier, kompania shpiku valvulat e zemrës Carpentier-Edëards. Zemra e re artificiale, në të cilën kompania ka punuar për njëzet vjet, është një bioprotezë tërësisht implantuese, e cila përshtatet me përpjekjet dhe duhet t’i japë pacientit autonominë e vet. I ngjashëm me zemrën e njeriut, aparati  “i ngurtë” dhe me “funksionalitet dhe kohëzgjatje shembullore” është formuar nga katër valvola dhe dy ventrikula të zemrës.

Zemër artificiale

Luan tërësisht rolin e një zemre normale njerëzore me dy ventricles që mobilizojnë gjakun në muskujt e zemrës, me receptorët të cilët përshpejtojnë  rrahjet e zemrës. Kur pacienti fle, rrahjet zvogëlohen. Kur ai ngjitet në shkallë, përshpejton, kështu që nuk ka të bëjë me një pompë mekanike “, shpjegoi Philippe Pouletty, bashkëthemelues i grupit në shtator.