Restaurohen kishat e Voskopojës

538

Kisha “Fjetja e Shën Marisë” është kisha më e madhe në Voskopojë me elementë unikë në ndërtimi, por edhe kompozim të afreskut.

E ndërtuar rreth vitit 1699, kjo kishë u ka mbijetuar shumë konflikteve, por fenomenët atmosferikë s’e kishin kursyer nga rrënimi.

Pas pothuaj një viti pjese e programit për restaurimin e 4 kishave shekullore në Voskopojë, kisha ka ndryshuar faqe.

Rikonstruksioni i 4 kishave të Voskopojës ka sjellë edhe shtimin të numrit të turistëve të cilët zgjedhin fshatin, jo vetëm për bukuritë natyrore dhe gatimet tradicionale, por edhe për dëshmitë kulturore e historike.

Turistët që e vizitojnë janë të shumtë, por ritet fetare qe kryhen atje janë të pakta. E vetmja datë kur brenda mureve të këtij objekti kulti zhvillohet cereremoni fetare është 15 gushti, Dita e Shën Mërisë emrin e të cilës mban kjo kishë.

Burimi: Top Channel