Tiranë: Rrjet i ri kanalizimesh për banorët në rrugën “Arkitekt Sinani”

289

Një rrjet i kanalizimesh është po aq i rëndësishëm sa edhe ai i furnizimit me ujë. Në rrugën “Arkitekt Sinani”, ka nisur ndërtimi i sistemit të ri të rrjetit të kanalizimeve për të përmirësuar shërbimin.

Mjetet e rënda të Bashkisë si dhe ekspertët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë punuar edhe gjatë fundjavës për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar ndër vite si pasojë e mosvënies dorë me një rrjet krejtësisht të ri që pritet të stabilizojë largimin e ujërave të zeza.

Në të gjithë territorin e Bashkisë ka nisur kontrolli dhe rikonstruksioni i rrjetit ekzistues si dhe mirëmbajtja e pusetave e ndërrimi i kapakëve etj. Për herë të parë, të gjitha rrugët e reja që po ndërtohen po realizohen edhe punimet nëntokësore ku shtrihet rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm si dhe i kanalizimeve.

Burimi: Shqip.com