Restaurohet Ura e Nivanit, monumenti i kulturës kthehet në destinacion turistik

173

Përfundon restaurimi i Urës së Nivanit, Gjirokastër. Ura e Nivanit, monument kulture i kategorisë I, e ndodhur mbi lumin e Zagorisë, në Nivan, Gjirokastër, është një monument me histori të pasur dhe arkitekturë të veçantë.

Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m. Ura është e mbuluar me kalldrëm përkatësisht 28 m dhe 40 m të gjatë.

Kjo urë i dha jetë në fillim të shek. XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e  Nivanit ndaleshin më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper, në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet.

Sot, kjo urë përveç funksionit rajonal për kalimin e kafshëve dhe të njerëzve, është kthyer në objekt të vizitueshëm për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të saj.