Çelet panairi i librit të ri dhe të përdorur, libra cilësorë me çmime të lira

222

Këtë fundjavë është çelur në Tiranë panairi i librit të ri dhe të përdorur.

Në mjediset e Logut të Shkëndijes janë libra të rrallë dhe të përzgjedhur me kujdes që përfaqësojnë më së miri vlerat e letërsisë shqipe dhe të huaj.

Risia e panairit është se librat që do të ofrohen për lexuesin janë të rinj por edhe të përdorur me çmime shumë të lira.

Panairi i librit të ri dhe të përdorur do të qëndrojë i hapur për dy ditë dhe është në vazhdën e disa nismave të shtëpisë botuese “Pika pa sipërfaqe” që ka për qëllim promovimin e letërsisë së mirë dhe  autorëve më të mëdhenj të letërsisë botërore.