Revolucion digjital/ Pa radhë dhe pa kosto, E-albania vlerësohet nga OKB dhe DASH

7

Portali  e-Albania është vlerësuar botërisht si model suksesi, duke lënë pas vendet e Rajonit.

Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plot 2,5 milionë aplikime online janë bërë nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese nga 1 janari, deri tani.

Nga këto, 1,7 milionë aplikime kanë marrë përgjigje automatike online me vulë digjitale të shkarkuar nga e-Albania.