Revolucion në teknologji/ Avioni më i madh elektrik në botë, bën fluturimin e parë

46

Një fluturim 28 minuta ka hedhur një gur themeli për mobilitetin me ndikim zero. Më 28 maj, avioni më i madh 100% elektrik në botë realizoi udhëtimin e tij të parë përurues, që zgjati thuajse gjysmë ore sipër në qiejt e Moses Lake, në shtetin e Uashingtonit.

Quhet eCaravan, mjeti që mbështetet tek avoni simbol Cessna 208B Grand Caravan, me një motor turboelik, i përdorur kryesisht si avion privat. I gjatë 12,66 metra dhe i gjerë 15,87 metra, në të mund të hipin 10 – 14 persona në varësi të konfigurimit.

Ndryshimi për ta bërë elektrik është realizuar nga dy kompani, magniX dhe AeroTEC, që kanë zëvendësuar motorin Pratt & whitney PT6A-114A, me një motor magni500, me 750 kuaj fuqi (560 kw). Kjo ishte e mjaftueshme për të ngritur eCaravan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Grant County në Moses Lake, aeroport në gjysmë të rrugës midis Spokane dhe Seattle, deri në 700 metra për të zbritur më pas në nivelin 300 metra, mbi të cilin ka kryer disa teste manovrimi.

Me fjalë të tjera, 28 minuta, duke hedhur një hap historik.Tashmë të dyja kompani po punojnë për të marrë lejet e nevojshme për të bërë shndërrimin elektrik të Gran Caravan plotësisht ligjor dhe operativ. Platforma e zgjedhur për modelin e tyre të parë nuk është e rastësishme. “Avioni simbol Caravan prej dhjetëra vitesh ka qenë një kalë në fushëbetejë për ata që transportojnë njerëz dhe mallra në rrugë të shkurtra” – thotë Roei Ganzarski, CEO i magniX. “Fluturimi i parë i eCaravan është një hap tjetër përpara drejt menaxhimit të këtyre avionëve për fluturime të shkurtra dhe me emetime zero, nga dhe drejt aeroporteve të vogla.”

eCaravan është vetëm hapi parë i kompanisë magniX në rrugën drejt elektrifikimit të tregut ajror. Ideja është që të konvertojë të tjerë avionë me motor magni500 dhe ‘vëllain e tij të vogël’ magni250, 375 kuaj fuqi (280 kW) për t’u bërë promotorë të një mentaliteti (dhe legjislacioni) që kërkon ende shumë orë fluturime dhe prova.