Rikonstruksioni i rrugës Peshkëpi – Selenicë, realizohen rreth 50% e punimeve

29

Si pjesë e Projektit të Lumit të Vlorës, po vijojnë punimet për ndërtimin dhe rehabilitimin e aksit Peshkëpi – Selenicë. Për këtë segment po punohet në gjurmën ekzistuese dhe është vazhdimi i segmentit rrugor kryqëzim Spital – Peshkëpi dhe lidh Bashkinë Vlorë me Bashkinë Selenicë dhe zonën naftënxjerrëse Vllahinë, i cili përfshin një karraxhatë me dy kahe lëvizjeje. Segmenti rrugor ka gjatësi 14,3 km dhe shoqërohet me rrugë të tjera hyrëse që lidhin të gjitha fshatrat në të dy anët e rrugës.

Me herët, në gjendjen e mëparshme kanë qenë të konstatuara shtresa asfaltike në gjendje të amortizuar, të cilat përbënin rrezik në siguri për qarkullimin e automjeteve. Me rikonstruksionin e këtij aksi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Fondit Kuvajtian dhe Qeverisë Shqiptare, synon rehabilitimin e plotë të këtij segmenti. Ky proces do të sjellë përmirësim të parametrave teknik, përfshirë nënshtresa, vepra arti, punime hekuri, betoni, mure mbajtëse të rrugës si dhe rikualifikim të kanaleve anësore të cilat eleminojnë praninë e ujërave përgjatë këtij aksi.

Përpos sigurisë së dosmosdoshme, duke i pajisur me sinjalistikën përkatëse ky aks redukton kohën e transportit dhe rrjedhimisht kostot respektive. Kjo rrugë do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë dhe Gjirokastër.

 

Gjithashtu, rindërtimi i kësaj rruge me terren fushor ka rëndësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në nivel përtej rajonal dhe lokal, e cila do të sjellë ndikim të dukshëm për përmirësimin e jetesës për komunitetin. Ky i fundit me një interes të shtuar në drejtim të iniciativave për zhvillimin e agroturizmit (bujtina, struktura hotelerie etj.)

Projekti i rrugës Peshkëpi-Selenicë përbën një rëndësi të vecantë për vendin duke qenë se ky aks rrugor rezulton të ketë një dimension strategjik për zhvillimin e turizmit në zonën rreth Lumit të Vlorës por edhe lidh rajonin e Vlorës me territoret e jugut në bregdetin e Jonit.

Aktualisht janë realizuar 45% e punimeve.