Rikualifikim urban në një tjetër lagje të Tiranës

341

veliaj-2-933x445

Një tjetër lagje e Tiranës ka nisur të rikualifikohet. Blloku i pallateve dhe shtëpive private mes “Rrugës së Kavajës” dhe Rrugës “Myslym Shyri” po marrin dita-ditës një pamje të re urbane. Përveç rikualifikimit urban të këtij blloku banesash, do të ndërtohet edhe një shkollë e re.

Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët “Muhamet Gjollesha”, “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës” parashikon ndërtimin e sistemit të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, rikonstruktimin e rrugëve dhe të trotuareve për këmbësorët, por edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale. Bashkia do të mundësojë infrastrukturën e duhur edhe për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar apo edhe karrocat e fëmijëve. Pjesë e projektit që shtrihet në një hapësirë rreth 12 ha është edhe krijimi i gjelbërimit të nevojshëm, duke vendosur shkurre, pemë dekorative apo edhe lulishte.