Lonely Planet, përmes një video, i kushton përseri vëmendje bukurive natyrore shqiptare

319

”Kjo video e mahnitshme do ju bëjë që të prenotoni tani fluturimin për Shqipëri”: – Kështu nis një artikull publikuar tek portali Lonely Planet, i cili në këtë rast promovon vlerat turistike të Shqipërisë.

Përmes kësaj video të realizuar nga John Broadbean, shfaqen bukuritë e virgjëra të Shqipërisë të cilat e kanë mahnitur autorin e kësaj video. John Broadbean udhëtoi për 9 ditë nëpër Shqipëri në mënyrë që të realizonte filmimin. Filmimi i tij është quajtur ”Shtigje të pa shkelura”. Duke përshkruar Shqipërinë, John Broad ka thënë për Lonely Planet se Shqipëria po shkëputet në mënyrë të ngadalte nga komunizmi çka bën që pjesa më e madhe e saj të jetë e pa zbuluar dhe e pa shfrytëzuar.

Ai flet me superlativa për Shqipërinë duke thënë se është një nga vendet më të bukura që ka vizituar ndonjëherë dhe që në fakt ka vizituar shumë vende nëpër botë.

Burimi: Lonely Planet