Rikualifikimi i Drilonit/ Do të jetë një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët

8

Driloni këtë verë do të jetë, falë vënies në jetë të një superprojekti transformues, një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas.

Projekti rikualifikues që shtrihet në 170 hektarë të parkut parashikon investime në infrastrukturë për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka apo edhe mjetet elektrike miqësore me mjedisin.

Rikualifikimi i projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF.

Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi.

Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve dhe urave të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.

/ata.gov.al