Rilindja urbane

1095

Projekt për “rilindjen” e Belshit – Qyteti i Belshit, i konsideruar si kërthiza e Shqipërisë, është i vendosur në një zonë me shumë resurse natyrore. Por mungesa e theksuar e investimeve ne 20 vjet e ka lënë qytetin buze liqenit në një gjendje te prapambetur. Drejtuesit e Bashkisë thonë se kanë gati projektin për ringritjen e Belshit, ku investimi kryesor do të jetë ai për ndërtimin e pedonales dhe ndriçimin në pjesët liqenore.

Sink. Arif Tafaniu: “Prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i turizmit, falë dhe pasurisë së madhe që natyra i ka falur Belshit dhe gjithë zonës së Dumresë, që janë 80 liqene karstikë. Projekti presupozon ndërtimin e pedonales në qendër të qytetit. Do ndërtohen disa resorte të vogla turistike në bashkëpunim me investitorë privatë vendas të cilët presim të shprehin interesin e tyre për të marrë përsipër këto investime”. Sipas kreut të Bashkisë, ky projekt është në proces tenderimi. Faza e para e punimeve do t’i kushtoje buxhetit të shtetit 1.8 miliardë leke.

Sink. Arif Tafaniu: “Është loti i parë për të cilin është siguruar dhe financimi, 1.8 milionë lekë të vjetra, jemi në fazën e prokurimit shpresojmë brenda verës të lidhet kontrata dhe të fillojnë punimet. Mendojmë që do ketë impakt dhe të zhvillohen bizneset e qytetit por dhe të zonës në përgjithësi pasi do ta bëjë Belshin një zonë të vizitueshme nga turistë vendas dhe të huaj.” E gjitha zona e Dumresë numëron 84 liqene. Një pjesë e tyre do të përfshihen në këtë projekt në mënyrë që të tërhiqen turistët.

12991010_1068840433189696_7559260081388422114_n 12991021_1068840443189695_7832579160141618031_n 12993482_1068840646523008_5020557008430343223_n