Rindërtimi i objekteve arsimore, EU4Scools vijon punën në 7 shkolla në Tiranë

3

Në Tiranë po rindërtohen apo riparohen 7 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019 në kontekstin e programit EU4Scools, të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD Albania .

Aktualisht, puna vijon intensivisht në 6 objekte arsimore: rindërtim i Shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, Tiranë; riparim & përforcim i Shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, Tiranë; riparim & përforcim i Gjimnazit me Orientim Gjuhësor “Asim Vokshi”, Tiranë; riparim & përforcim i Shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”, Tiranë; rindërtim i Shkollës 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Tiranë; riparim & përforcim i Kopshtit Nr. 41, Tiranë.

5,135 nxënës e fëmijë, 257 mësues, 13 edukatore jane përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi strategjik.

Së fundmi, puna ka filluar edhe për riparimin & përforcimin e Shkollës së Mesme “Myslym Keta” Tiranë, ku 1,000 nxënës dhe 46 mësues do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të edukojnë në këto mjedise moderne.

Bazuar në parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, ky program po ndërton objektet arsimore të së ardhmes sipas standardeve më të larta evropiane .

Projekti ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës”.

/ata.gov.al