Rinovimi i patentës, certifikata e…/Tashmë s’keni nevojë të shkoni në Shkodër, hapët në Pukë zyra e transportit

82

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor çeli sot zyrën e ofrimit të shërbimeve për drejtuesit e mjeteve në Pukë.

Bashkia e Pukës bën të ditur se drejtuesit e mjeteve nuk kanë më nevojë të udhëtojnë drejt Shkodrës për taksat, apo shërbime të tjera, përjashtuar shërbimin e kontrollit teknik, apo kolaudimit.

Sipas bashkisë, pas shumë vitesh ka filluar rikthimi i shërbimeve në Pukë.

Me hapjen e zyrës do të sillen më pranë qytetarëve të Pukës 21,500 shërbime në vit.

Sipas DPSHTRR, 8 procedurat që do ofrohen në Pukë janë aplikim dhe rinovim i lejedrejtimit, aplikim dhe rinovim i dëshmisë dhe certifikatës profesionale, dokumenti i leje drejtimit dhe i CAP, lejedrejtimi ndërkombëtar dhe leje qarkullimi ndërkombëtare; certifikata e pronësisë së mjetit, lejedrejtimi të përkohshëm dhe leje qarkullimi të përkohshme, pagesa e taksës vjetore të mjetit dhe transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor vijon pa ndërprerje investimet në të gjitha zyrat rajonale.