“Rruga dixhitale”, aplikacioni ku mund të ankohen për problematikën rrugore

70

“Rruga dixhitale” është aplikacioni që i jep zgjidhje problematikave të ngritura nga qytetarët në kohë reale për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.

Përfshihet  mirëmbajtja e 1334 kilometrave rrugë në katër zona të vendit, (rajonin verior Shkodër-Kukës, rajonin Veri /Qendër/Lindje – Tiranë – Dibër; rajonin Qendër/Jugor Lindje Fier-Elbasan – Korçë dhe atë jugor-Vlorë-Gjirokastër).

ARRSH njofton se, qytetari nëpërmjet telefonit, mund të fotografojë, të shkruajë, apo të dërgojë çdo lloj vërejtje që ka në lidhje me mirëmbajtjen e rrugës, me një vjedhje që ndodh në rrugë, një problematikë që ka në mirëmbajtje dhe ky aplikacion bën të mundur që kjo e dhënë  t’i transmetohet ARRSH-së dhe drejtorive përkatëse.

Pas kësaj ajo merret në shqyrtim dhe me kompanitë e mirëmbajtjes për të gjetur një zgjidhje.