Rruga Fier-Vlorë hapet para nisjes së sezonit turistik

1

Aksi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë pritet të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve para nisjes së sezonit turistik të këtij viti.

Deri tani kanë përfunduar rreth 70% e punimeve.

Hapja e kësaj rruge për qarkullim do t’i japë një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë.

Po ashtu, përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.

Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që mundëson lidhjen me bajpasin e Vlorës.

Në kuadër të këtyre punimeve po kryhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

/ata.gov.al