Safety Check në Chrome sjell një nivel tjetër sigurie dhe privatësie

2

Google lançoi disa veçori të reja në desktop duke e bërë eksperiencën e shfletimit më të sigurtë por edhe dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi përdorimin e memories së shfletuesit.

Funksionaliteti kyç ishte Safety Check. Duke filluar me versionin 120, Safety Check do të jenë aktiv në sfond në Chrome dhe të dërgojë vazhdimisht paralajmërime kur identifikon nëse një fjalëkalim është kompromentuar ose një shtojcë e instaluar është maluerë.

Gjithashtu do tu kujtojë përdoruesve të përditësojnë shfletuesin në versionin më të fundit.

Akoma më i rëndësishëm është fakti se Safety Check në Chrome në mënyrë automatike do të revokojë një leje që mund ti keni dhënë një sajti kohë më parë por që nuk e keni shfrytëzuar së fundi.

Është e ngjashme me mënyrën sesi funksionojnë lejet në Android dhe ndihmon përdoruesit me një sajt që nuk e përdorin më dhe që mund ti kenë dhënë qasje në vendndodhjen ose mikrofon.

Gjithashtu Safety Check do të pyesë përdoruesit për çaktivizimin e njoftimeve të një sajti që nuk e vizitojnë shpesh.

/pcworld.al