Vaçe Zela “rikthehet” në vendlindje, një shtatore për këngëtaren e përjetshme

24

Këngëtarja e njohur Vaçe Zela, muzika e së cilës do të jetojë përgjithmonë me ne, këtë vit është “rikthyer” në vendlindjen e saj, në Lushnjë.

Në qendër të qytetit të Lushnjës, është vendosur shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare.

Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, një shtatore kjo që shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momenti kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcjell me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.

Vendosja e shtatores së këngëtares nuk është bërë rastësisht këtë muaj dhe këtë vit, pasi përkon me organizimet e rastit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.