Kjo sallatë me agrume, e bërë me qitro, mandarina dhe portokalle, mund të shërbehet si pjesë e vaktit të mëngjesit por edhe si një ëmbëlsirë e shijshme në fund të drekës.
Një pjatë shumëngjyrëshe që është plot e përplot me vitaminë C, një element i rëndësishëm kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit dhe ruajtjen e shëndetit të mirë.
AgroWeb.org iu sugjeron të befasoni miqtë apo familjarët tuaj me këtë sallatë me agrume dhe nenexhik në fund të një vakti.
Përbërësit
3 portokalle
4 mandarina
1 qitro
2 portokalle shegë
1 lç lëng portokalli
½ lç lëng limoni
2 lç sheqer pluhur
2 lgj me kokrra shege
Nenexhik për zbukurim
Përgatitja
Duke përdorur një thikë të mprehtë, qëroni lëkurën nga çdo agrume.
Pritini frutat në feta me trashësi rreth 3 cm, duke hequr çdo farë dhe duke pastruar qendrën e tyre.
Renditini fetat në një pjatë servirjeje.
Bashkoni lëngun e limonit dhe lëngun e portokallit në një tas të vogël dhe përzierjen hidheni mbi fetat e agrumeve.
Spërkatini me sheqer dhe shtoni kokrrat e shegës.
Mbulojeni sallatën dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta që shijet të bashkohen.
Dekorojeni me nenexhik përpara se ta shërbeni.
/agroweb.org