Samiti i BE në Tiranë, 1 miliardë euro mbështetje për energjinë dhe infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor

12

1 miliard euro është paketa mbështetëse për energjinë dhe infrastrukturën që Bashkimi Europian jep për Ballkanin Perëndimor.

500 milionë euro do të shkojnë si mbështetje buxhetore, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në infrastrukturë për energjinë e së ardhmes, deklaroi Presidentja e KE, Europian Ursula Von Der Leyen, në konferencën përmbyllëse të samitit, të mbajtur sot në Tiranë.

Në samit u diskutua lajmi që studentët shqiptarë mund të studiojnë në të gjitha universitetet europiane në mënyrë digjitale.

Jo vetëm universitetet do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus por do të përfshihen me aleancën e arsimit të lartë në Europë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët/fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Europës në mënyrë digjitale.