Sarandë: Po zhvillohet Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Mermer

465

Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Mermer, një organizim që thirret për herë të parë në qytetin e Sarandës, nga Bashkia e këtij qyteti, gjendet në kulmin e vet.
Prej datës 2 dhjetor, autorët fitues të konkursit, të ardhur nga disa vende të botës, kanë nisur punën në një atelie të hapur, në mjediset e Plazhit “Rinia”, buzë shetitores, për realizimin e boceteve të tyre.
Thirrjes së Kryetares së Bashkisë, zonjës Florjana Koka, për këtë Simpozium të parë të Skulpturës në Mermer, të titulluar “Magjia e detit”, iu përgjigjën 12 autorë, me projekt-idetë e ndryshme. Janë 6 autorë fitues, nga 12 që u paraqitën dhe konkurruan me idetë e tyre.

Në këtë sipërmarrje, Bashkia e Sarandës, pati mbështetjen e Raiffeisen Bank, me një fond, që i kalon 4 milionë lekë të reja.

15253487_1837680653143304_2631121006808315254_n 15232293_1837679959810040_2276454596966424785_n 15242033_1837679049810131_248826923287294151_n 15253559_1837678953143474_3914938411354727882_n 15317925_1837679043143465_5242663008896191953_n 15326506_1837679953143374_7623610019524823143_n 15349666_1837680606476642_603936367058238237_n 15349832_1837678983143471_3603450526509035905_n 15350660_1837680586476644_6538355900327346425_n