‘Sekreti’ i vendeve më të lumtura në botë/ Si të arrijmë balancën mes punës dhe jetës?!

53
Çdo vit, një grup ekspertësh të lumturisë nga e gjithë bota rendisin 156 vende bazuar në përqindjen e lumturisë së qytetarëve dhe studimet e tyre i publikojnë në Raportin Botëror të Lumturisë. Në fakt, lumturia konsiderohet si një ndjesi personale e gjithsecilit por në të vërtetë ekziston një shkencë e cila merret posaçërisht me të. Kur studiuesit flasin për “lumturinë”, ata i referohen “kënaqësisë që merr çdo i anketuar nga mënyra e tij e jetesës’’ citon një nga studiuesit që punon për Raportin e Lumturisë Botërore.