Sera diellore moderne/ Njihuni me Agronin, fermerin model

49

Agroni është marrë që në vitin 1994 me bujqësi.

Si një fermer me zemrën dhe mendjen tek toka ai vendosi të bëjë një investim në këtë sektor duke përfshirë të gjithë familjen në mënyrë që jo vetëm të punësohen, por edhe të kenë një arsye më shumë për të jetuar në fshatin Zharrës në Fier.

Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD , Agroni ndërtoi serra diellore te automatizuara në një sipërfaqe prej 1,5 hektarë të cilat i mbjell me perime.

Ndërsa për tregun thotë se është i sigurt duke e çuar produktin në pikat e grumbullimit, të cilat e shpërndajnë më tej në tregun vendas apo të huaj.