SHBA jep 800 mijë dollare për kalatë e Krujës, Prezës e Durrësit

17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar një fond të veçantë për Ministrinë e Kulturës për zonat historike në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilët pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total, janë akorduar 800 mijë dollarë, shifër kjo e bërë publike nga ambasadorja e SHBA-së.

800 mijë dollarët janë për riparimin e Kullës në Kalanë e Krujës, e cila pësoi dëmtime të mëdha, nga tërmeti.  Përveç kalasë së Krujës, dëme kanë pësuar edhe kalaja e Prezë dhe ajo e Durrësit dhe fondit do perdoret edhe per ato.