SHBA: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit

166

Dje ishte dita Botërore e Turizmit.

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit për udhëtarët në kërkim të aventurave.

USAID/Albania po punon me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe inovacionit në sektorin e turizmin.

Nisma më e fundit, IntoAlbania, përdor platformën e faqes së saj në internet dhe aplikacionin për celularë për të nxitur rritjen ekonomike duke lidhur vizitorët me kulturën, trashëgiminë dhe bukuritë natyrore të vendit nëpërmjet përdorimit të përvojave dixhitale dhe unike.